KAPSHTICË

Situata me emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kapshticë është tensionuar pasi dy gra dhe një burrë kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Prej 2 ditësh 50 emigrantë shqiptarë janë bllokur mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kapshticë dhe nuk lejohen as të hyjnë në atdheun e tyre dhe as të kthehen andej nga erdhën, nga Greqia.

Ata janë detyruar të bllokojnë kamionat e mallrave si shenjë proteste për të ardhur në Shqipëri. Po ashtu një ambulancë nga qyteti më i afërt, Bilishti është nisur drejt Kapshticës për të monitoruar situatën shëndetësore të atyre që kanë shfaqur probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb