Gazetarët që po ndjekin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova raportoi se gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar.

Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.

Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb