KOSOVA

20 mjekë serbë janë ndaluar nga qeveria e Kosovës të hyjnë brenda territorit. Reagimi ka ardhur menjëherë nga qeveria serbe duke shkaktuar edhe një tension diplomatik mes dy shteteve edhe në këtë situatë pandemia.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë akzuon Prishtinën zyrtare se ka bërë të paimagjinueshmen dhe se pas disa ditësh fushatë irracionale ka bërë këtë veprim.

“Sot, pas disa ditësh të fushatës irracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri të paimagjinueshëm, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Serbisë.

Madje kjo zyrë lajmëron se mjekët që janë ndaluar në Pikën Kufitare në Merdare janë lindur dhe rritur në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb