Erling Haaland është me një këmbë jashtë Dortmund, vështirë të mendosh se sulmuesi norvegjez do të qëndrojë dhe për shumë kohë në Bundesligë, në një kohë kur ofertat për të vijnë nga të gjithë anët, nga të gjithë klubet më të rëndësishme në Evropë. Pavarësisht këtij fakti, B.Dortmund nuk ka ndërmend të heq dorë kaq lehtë, do tentojnë deri në fund të mbajnë një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Historia ka treguar se Dortmund në fund është dorëzuar gjithnjë, ka pranuar gjithnjë ofertën më të lartë, mbetet për tu parë se çfarë do të ndodh me Haaland.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit janë duke përgatitur një ofertë të re, një tenantivë të fundit për të bindur Haaland. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Dortmund pritet ti ofrojë biondit 16 milionë euro në sezon, dyfishi i asaj që përfiton aktualisht. Topi tani i kalon Haaland dhe agjentit të tij, Mino Raiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: