TURQI- Arrestohet gjenerali Adem Huduti, i cili ishte pjesë e grushtit të shtetit kundër qeverisë turke. Ky fakt është bërë i ditur nga mediat turke. Mësohet se Huduti ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sakaq, BBC-ja shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri tani, së bashku me Akin Ozturk. Huduti, i lindur në Kosovë, ka emigruar në Turqi dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake në vitin 1973. Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësorisë në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Ndërkohë, për shumë vite, ai ka kontribuuar në forcat aleate tokësore të NATO-s për Europën Jugore, në Itali. Ndër të tjera, ai në 2014-n, Huduti u gradua si general-lejtnant dhe u emërua në Ushtrinë e Dytë, formacioni më i madh ushtarak i këmbësorisë së Forcave të Armatosura në Turqi. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Huduti ka shërbyer në Afganistan, ku ka drejtuar trupat turke.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: