Tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Karpen të Kavajës mbrëmjen e së premtes. Autorët kanë hyrë në banesën e 70-vjeçarit Baki Guga dhe janë përleshur me kryefamiljarin e më pas mes tyre janë futur dhe nënë e bir 47 dhe 13 vjeç të cilët kanë mbetur të lënduar.

Përleshja me familjarët, ka bërë që grabitësit të tërhiqen dhe të mos vjedhin gjë nga banesa. Nënë e bir, të cilët kishin marrë plagë në trup u dërguan në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Vila 4 katëshe e 70-vjeçarit është e pajisur me kamera sigurie të cilat kanë filmuar gjithçka, ndërkohë që pamjet e të cilave janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb