ELBASAN

Një person shqyen derën me levë dhe më pas hyn brenda me një çantë në dorë. Por tentativa për të vjedhur paratë e arkës së Xhamisë Mbret në Elbasan ka dështuar për shkak të alarmit që ka trembur autorin.

Nga pamjet filmike të siguruara nga “BalkanWeb” të kamerave të sigurisë të xhamisë duket se një nga autorët shqyen derën kryesore dhe gjatë kësaj kohe është aktivizuar sinjali i alarmit i cili e ka trembur atë. Për këtë shkak ai nuk ka mundur të futej brenda ambienteve ku ndodhej arka dhe kasaforta. Pas aktivizimit të sinjalit të alarmit personat që mendohet se kanë qenë tre janë larguar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb