Përpjekjet për vrasjen e Donald Trump janë pasojë e retorikës agresive nga mbështetësit e Partisë Demokratike, ka deklaruar kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance.
Shërbimi Sekret Amerikan u përball me një të armatosur të dyshuar të fshehur në shkurre në fushën e golfit të Trump në West Palm Beach, Florida të dielën. I dyshuari, i quajtur më vonë si Ryan Wesley Routh, u largua nga vendi i ngjarjes me makinë, por u arrestua menjëherë më pas.
Në mesin e korrikut, Trump u godit në vesh nga një plumb kur u qëlluan disa të shtëna ndërsa kandidati republikan u shfaq në një tubim të fushatës pranë Butler, Pensilvani. Një person në turmë mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën në këtë incident, ndërsa personi i armatosur u qëllua për vdekje nga Shërbimi Sekret.
Gjatë një fjalimi në darkën e Koalicionit të Besimit dhe Lirisë së Gjeorgjisë në Atlanta të martën, Vance u shpreh se “dallimi i madh midis konservatorëve dhe liberalëve është se … askush nuk është përpjekur të vrasë Kamala Harris në dy muajt e fundit dhe dy persona janë përpjekur të vrasin Donald Trump në dy muajt e fundit.”