BERAT

Policia e Beratit ka goditur një rast të tentativës për kultivim narkotikësh duke arrestuar autorin.

Shërbimet e Policisë Berat, në vijim të kontrollit të pandërprerë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative nga qytetarët, kanë bërë të mundur që në qytetin e Kuçovës të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin A. L., 45 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa fidanë narkotikë, fara të dyshuara si cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: