Policia e Lushnjës ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar të godasë me sende të forta babanë e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje””, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb