TIRANE- Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth tentativës së grabitjes sot në Tiranë, ku një person tentoi që të vidhte një argjendari. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha”. Sipas policisë dyshohet se autori ka pasur në dorë një pistoletë lodër.

“Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.
Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihej se si një person i maskuar ka hyrë në dyqan me një armë në dorë, ndërsa vajzat ndonëse bërtasin, njëra prej tyre vepron direkt. Ajo pasi hap sirtarin, ndez alarmin e sigurisë dhe nxjerr prej aty një sprai, që ka trembur dhe agresorin. Ky i fundit fill pas ngjarjes është larguar, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb