Autoritetet italiane kanë arrestuar një 36-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike.

Shqiptari ka qenë duke udhëtuar nga Emilio Lepido në Parma por kur pa postbllokun e policisë tentoi të arratisej.

Kjo ka bërë që patrulla të dyshonte dhe ka arritur ta ndalojë e më pas të kryejë një kontroll në mjet.

Sipas mediave italiane 36-vjeçarit iu gjetën 2 gramë kokainë e cila është sekuestruar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb