Një gjyshe shqiptare tentoi të braktiste në Itali, nipin e saj të mitur. E moshuara kishte udhëtuar nga Shqipëria me qëllimin që të braktiste nipin e saj në Itali dhe më pas të kthehej në vendlindje.

Mediat italiane kanë raportuar se e moshuara është ndaluar nga policia kufitare bashkë me të miturin dy herë në Rimini dhe Bari.

Sipas tyre, gjyshja kishte vendosur ta braktiste nipin në Itali, me qëllim që ai të përfitonte nga rregulloret për të miturit e pashoqëruar.

Të dy bashkë synonin të shfrytëzonin ligjin italian, në kuadër të politikave të pritjes, për të mbështetur të miturit e pashoqëruarit, duke u dhënë akses në shërbime të ndryshme të financuar nga Fondi Kombëtar për politikat e azilkërkueseve.

Gruaja dhe nipi i saj synonin të shfrytëzonin një ligj specifik në fuqi në Itali, i cili, në kuadër të politikave të pritjes, për të mbështetur aktivitetet e pritjes së të miturve nga Bashkitë, u njihte të gjithë të miturve mundësinë e hyrjes në vend, shërbime, financuar nga Fondi Kombëtar për politikat dhe shërbimet e azilit.

Gjatë vitit 2022 vetëm në Rimini janë identifikuar dhe refuzuar gjithsej 50 qytetarë të huaj, të konsideruar si “në rrezik imigrimi të paligjshëm ose të rrezikshëm për sigurinë publike”. Kontrollet kishin të bënin veçanërisht me personat që “përpiqen të hyjnë në Itali si turistë, por që në realitet do të kishin hyrë më pas në qarkun e emigracionit të paligjshëm, ne qëllim që të përfitojn nga politikat italiane në favor të refugjatëve.

(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: