Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çervenakë të Pogradecit, ku një banor i këtij fshati teksa digjte barishtet në tokën e tij ka pësuar lëndime trupore.

Për pasojë shtetasi me inicialet H. P., është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndaj tij policia ka nisur hetimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin H. P., banues në fshatin Çervenakë, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur me zjarr një sipërfaqe me bimësi në pronësi të tij, ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: