Një 46-vjeçare nga Irani ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi që të kalonte kufirin në Rinas me pasaportë të falsifikuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet L. B., e cila akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të dilte nga Shqipëria, duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar, vihet në pranga 46-vjeçarja nga Irani. Sekuestrohen pasaporta dhe një dokument tjetër i falsifikuar që iu gjet kësaj shtetaseje. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Si rezultat, është goditur një rast i tentativës për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke përdorur dokument fals.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasja iraniane L. B., 46 vjeçe, banuese në Teheran, Iran, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Kjo shtetase ka paraqitur në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar. 2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të shtetases L. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: