Një atentat në tentativë është përcaktuar ajo që ndodhi të dielën, ndërkohë që ish-presidenti Donald Trump ishte duke luajtur golf në një nga pronat e tij, në West Palm Beach, Florida
Mediat ndërkombëtare raportojnë se personi i arrestuar, Ryan Wesley Routh në lidhje me ngjarjen kishte me vete një armë të tipit AK-47, dy çanta shpine dhe një… GoPro.
GoPro ishte ngjitur në anën tjetër të gardhit dhe hetuesit besojnë se kjo ishte për të filmuar atentatin. I dyshuari ishte fshehur në shkurre ndërsa ish-presidenti luante golf aty pranë.
Ish-presidenti Trump u mundua që të qetësonte investitorët që mbështesin fushëtan e tij në përpjekje për të fituar Shtëpinë e Bardhë, ndërsa nisi një email ku theksohej se ishte mirë dhe se nuk do të dorëzohej dhe nuk do ta ngadalësonte askush.