DURRËS- Policia e Durrësit ka ndaluar sot një grua e cila ka tentuar të fusë drogë në burg. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Burgjeve, rreth orës 10:00 të ditës së sotme,  gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga forcat e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit te Vendimeve Penale Durrës, është bërë i mundur ndalimi i shtetases B.D., e cila do te takonte të afërmin e saj të paraburgosur në këtë institucion. Shtetases iu gjet e fshehur në trup një sasi prej 2 gramësh e dyshuar si lëndë narkotike.

Lidhur me këtë konstatim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve njoftoi Komisariatin e Policisë së Qarkut dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: