RROGOZHINË

Policia ka vënë në pranga një të ri nga Durrësi, i cili tentoi të fuste një sasi droge në ambientet e brendshme  të burgut në Rrogozhinë.Pas hetimeve të kryera, policia gjeti  dhe sekuestroi 26 gram kanabis dhe 31 doza heroine, sasi kjo të cilën durrsaku e kishte fshehur në rrobat që mbante veshur.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen  26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit  të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë,  i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor  dhe specialistët për Narkotikët  të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të  shtetasit :

1.B.,29 vjeç banues në Durrës. Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje  të narkotikeve”

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: