TIRANË

Detaje të reja janë zbardhur nga shoqërimi i Vladimir Gjutës, pranë selisë së PS. Gazetarja Dorjana Bezat tha në një lidhje për “News24” se Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS, ndërsa mësohet se ai ka pasur me vete edhe një armë zjarri.

Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë për ta neutralizuar Gjutën, duke i sekuestruar edhe armën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat, aty ku ndodhet akoma.

Ndërkohë, gazetarja Bezat tha se qytetarët, që kanë parë ngjarjen, kanë thënë se Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka tentuar të hyjë në selinë e PS, por sipas gazetares, ky informacion nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila pritet të reagojë zyrtarisht për ngjarjen. Vladimir Gjuta është një emër shumë i njohur ky për drejtësinë, për shkak të precedentëve penalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb