Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15000 paund në Rinas.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin me inicialet F. K., 29 vjeç, banues në Mat.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund. Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: