SARANDË

Një tentativë vjedhje është regjistruar në qendër të qytetit të Sarandës.

Ngjarja është regjistruar në një dyqan celularësh. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se një person i pa identifikuar,  ka kërcënuar me thikë pronarin e dyqanit, por është ndeshur me rezistencën e këtij të fundit.

Pas kësaj, hajduti është larguar me vrap, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij dhe po punon për ta arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb