TIRANE– Ministria e Financave ka reaguar sot në lidhje me veprimin ekstrem që ndërmori një ish- i përndjekur politik, i cili hipi në majë të një vinçi nga një kullë pranë Kishës Ortodokse në kryeqytet dhe kërcënonte të hidhej.

MF ka shpjeguar për “BalkanWeb” se pretendimet e 61-vjeçarit Xhemal Zhuri se nuk kishte marrë këstin e 6-të të dëmshpërblimit për shkak të viteve të burgut që ai kishte bërë, ishin të pabaza. Sipas Ministrisë së Financave, Zhuri kishte marrë këstin e 6-të, ndërsa në llogarinë e tij personale kishte kaluar dhe kësti i 7-të që në datën 10 shkurt. Kjo sipas ministrisë mund të verifikohet lehtë dhe në llogarinë tij personale që i moshuari ka në bankë. Po ashtu, MF thekson për ‘BalkanWeb’ se ka filluar tashmë procesi për këstin 7-të dhe pagesat po vazhdojnë.

REAGIMI I MINISTRISE SE FINANCAVE
Lidhur me ngjarjen e sotme per rastin e ish-te perndjekurit politik Xhemal Zhuri, Ministria e Financave sqaron se kesti i gjashte eshte mbyllur per te gjithe perfituesit e kategorise se pare, “persona ish-te perndjekur politike qe jane ne jete” dhe tashme ka filluar procesi per pagesen e kestit 7 per te njejten kategori.

z. Xhemal Zhuri ka perfituar pagesen e kestit te gjashte ne daten 07.10.2016. Nderkohe ne daten 10.02.2017, ne llogarine e tij personale ne banke, ka kaluar edhe pagesa e Kestit 7, e cila nuk eshte terhequr akoma nga personi i tij. Bashkengjitur mund te gjeni me foto, vertetimin nga sistemi i pagesave, per kestet e perfituara dhe datat respektive te pagesave.
(Sqarojme gjithashtu se ne sistemin e Agjensise se Pagesave kesti 7 figuron “pa paguar”, per arsye se personi nuk eshte paraqitur per ta terhequr pagesen nga llogaria e tij ne banke, por data perbri, verteton kalimin e pageses ne banke).

Dokumenti i pageses
Dokumenti i pageses

NGJARJA
Xhemal Zhuri terrorizoi sot qytetarët në Tiranë pasi u ngjit në 100 metra lartësi në një vinç që ishte vendosur pranë një kulle tek Kisha Ortodokse. Ai qëndroi për gati 1 orë në majë të vinçit, ndërsa herë pas here tentonte të hidhej. Nga vinçi ai bërtiste: ‘Dua lekët e mia’. Pas negociatave me policinë, 61-vjeçari zbriti nga lartësia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb