SHBA- Një i ri tentoi të hidhte të dashurën e tij në ujë, por ajo që ndodhi ishte shokuese. Ndërsa i riu bashkë me një shokun e tij morën në krah vajzën dhe e ngritën lart për ta hedhur nga anija në ujë, diçka shkoi keq dhe ajo ra brenda anijes duke e lënduar qafën.

Videoja e aksidentit fatkeq është postuar në Youtube me titullin “Mos e hidhni të dashurën tuaj nga anija në këtë mënyrë”, raporton DailyMail. Ndërsa dy të rinjtë po përpiqeshin ta hidhnin në ujë, i dashuri e lëshoi ndërsa shoku i tij duke menduar se nuk kishte marrë lartësinë e duhur tentoi ta ndalte atë gjë që ka bërë që ajo të bie në anije duke u përplasur fort. Vajza mori disa lëndime, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: