DURRES- Tentoi të kalonte drejt Italisë 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa, por u pikas nga policia në portin e Durrësit. 28-vjeçari Besnik Doçi kishte fshehur në makinën e tij tip “Ford” 17 pako të mbështjella me letër celofan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, Policia Kufitare dhe Sektori për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, kanë gjetur lëndën narkotike të fshehur në brendësi të kroskotit dhe të parakolpit të mjetit me targë AA 298 KH.

Ndalimi i tij u bë një ditë më parë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: