Një shumë e madhe eurosh është kapur sot në aeroportin e Rinasit, të cilat nuk ishin deklaruar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një shumë prej 18.500 euro. Mësohet se kjo shumë disponohej nga shtetasja Festime C., i cili po udhëtonte drejt Turqisë. Kjo e fundit është ndaluar nga autoritetet në Rinas, për të bërë verifikimet sipas procedurave.

Njofitmi i plotë: 

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësimshme evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18500 euro.

Procedohet penalisht 46-vjeçarja, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: