KAPSHTICE– Një sasi droge është kapur në doganën e Kapshticës në anën e Greqisë ditën e sotme. Policia tentoi të ndalojë një makinë që drejtohej nga një shtetas shqiptar, por i riu ka shtuar shpejtësinë dhe në një kohë rekord ka hedhur nga dritarja 4 pako me hashash.

“Ai nuk i është përgjigjur shenjës për ndalim, ka shtuar shpejtësinë dhe ka hedhur nga dritarja e mjetit 4 pako që më pas rezultuan të kishin 3 kg 900 gramë marijuanë”, thonë burimet për “BalkanWeb”.

Pas ndjekjes makina është ndaluar dhe është arrestuar 29-vjeçari shqiptar.

Ndërkaq, në Athinë janë sekuestruar edhe 27 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria, dhe është vënë në pranga është vënë një grek 26-­vjeçar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: