Pas tentativës për të kontrabanduar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore me qëllim tregtimin e tyre, procedohet penalisht 57-vjeçari italian.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, kanë nisur procedimi penal për shtetasin F. F., 57 vjeç, banues në Itali.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 57-vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb