Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar sot një shumë të madhe eurosh, që nuk ishin deklaruar në kufi. Bëhet fjalë për një shumë prej 16 mijë eurosh, ndërsa është proceduar penalisht poseduesi, shtetasi me inicialet L. Gj., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit eurot, të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: