DURRËS

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar turk pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i Letërnjoftimeve i Pasaportave ose Vizave” shtetasin Z. I., 37 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë dhe kartë identitetit Bullgare të dyshuara si të falsifikuara nga Pika Kufitare e Kufirit të Portit Durrës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb