Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi që të kalonte kufirin ne Morinë me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. P., 24 vjeç, banues në Kamzë.

NJOFTIMI I POLICISË
Sekuestrohen 76 pako me fishekzjarrë dhe veshje të ndryshme.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 76 pako me fishekzjarrë dhe veshje të ndryshme, të padeklaruara.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, shtetasin A. P., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: