DURRËS

Policia Kufitare e Durrësit, ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarim të të hollave në kufi. Shërbimet e policisë kufitare në Portin e Durrësit, kanë kaluar për kontroll të imtësishsëm kamionin që drejtohej nga Anastas Mërtiri 53 vjeç.

Gjatë kontrolleve në mjet, në kabinë, janë gjetur e sekuestruar një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Mërtiri është proceduar penalisht nga Policia, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Port, Durrës.

Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe 10.500 euro të padeklaruara.

Procedohet penalisht poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK, Port Durrës, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi A. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u procedua penalisht për veprat penale “Kontrabandë me mallrat e licensuar” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb