Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë, pasi tentoi të kontrabandonte më shumë se 20 mijë euro para të fituara nga tregtimi i drogës në Zvicër.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari u kap gjatë kontrollit në kufi dhe se në tufat e parave u gjetën edhe gjurmë kokaine. Gjatë kontrollit, 49-vjeçari u tha efektivëve se nuk kishte para me vete, por iu gjetën 1500 euro në portofol. Po ashtu edhe 18625 euro në një qese plastike brenda makinës.

Kur u mor në pyetje më vonë, shqiptari deklaroi se me ato para donte të blinte një makinë në Austri, por nuk u realizua, kështu që do i kthente pas në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb