URA VAJGURORE

Një 45-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptojë policët në aksin Kutalli-Ura Vajgurore teksa drejtonte mjetin me leje drejtimi të skaduar.

E.T, u ndalua nga policët, dhe ai tentoi t’i shmanget masës administrative duke korruptuar policët.

Ai përfundoi në prangat e Policisë pas këtij veprimi dhe tashmë hetimi i ka kaluar Prokurorisë së Beratit.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Berat
Goditet një rast i mitëdhënies.
Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• E. T., 45 vjeç, banues në Goriçan, Ura Vajgurore, pasi në aksin rrugor Kutalli-Ura Vajgurore, është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të cilës i kishte përfunduar afati i përdorimit. Shtetasi E. T., për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb