TIRANË

Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në shumë rrugë të kryeqytetit. Kontrollet janë përqendruar edhe në rrugën e “Arbrit”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë këtyre inspektimeve, është proceduar penalisht një 24-vjeçar, pasi i ka ofruar para efektivëve për të mos bërë testin e alkoolit. Njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane që lidhen me kryeqytetin, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit: K. S., 27 vjeç; L. M., 58 vjeç; S. S., 30 vjeç; F. P., 32 vjeç; V. R., 24 vjeç dhe E. Xh., 31 vjeç.

Sa i takon rrugës së “Arbrit”, atje janë pezulluar 5 leje drejtimi si dhe janë gjobitur 14 shoferë për shpejtësi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për evidenimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, apo që sjellin vështirësi e bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

Kontrollet intensive janë përqëndruar edhe në rrugën e “Arbërit”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Rrugoret e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara, dhe si rezultat i kontrolleve gjatë mbrëmjes së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi K.M., 24 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Porsche”, i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë të Qarkullimit Rrugor për të mos bërë testin e alkolit me drager. Ky shtetas u procedua penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqyetatit dhe në rrugët interurbane që lidhen me kryeqytetin, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit: K. S., 27 vjeç; L. M., 58 vjeç; S. S., 30 vjeç; F. P., 32 vjeç; V. R., 24 vjeç dhe E. Xh., 31 vjeç.
Si dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi, 4 shtetas. Gjithashtu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim policor, ku në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për vjedhje dhe lëndë narkotike.

Gjithashtu nga monitorimi me radar në rrugën e “Arbërit”, gjatë ditës së sotme janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 14 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 6 drejtues mjetesh, 8 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të automjeteve sportive, 11 për errësim të xhamit parapritës, 79 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim, në kundështim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Kontrollet do vijojnë intensivisht dhe në këtë kuadër, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rrugët monitorohen me radarë, makinën inteligjente, kamera, aparatë fotgrafikë dhe nga patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

#Frikë??♀️❎Rregull✅
#PërdoreRrugënEMjetinMeKujdes
#NxitimiPakujdesiaShkelja??/?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb