INDI
Një grua 25-vjeçare dhe foshnja e saj e sapolindur janë gjetur të vdekur në Indi, pak pasi e reja e paidentifikuar tentoi të lindte vetë, vetëm duke parë një video tutoriale, në Youtube. Trupi pajetë i gruas u gjet në një dhomë me qera në Gorakhpur, në verilindje të Indisë, me fëmijën e saj të porsalindur dhe me një telefon duke luajtur një video në sfond “si të lindim vetëm në shtëpi”, raporton Times of India, duke cituar policinë lokale.
Dera e banesës u hodh poshtë pak pasi fqinjët raportuan për gjak që dilte nga dhoma e saj të hënën në mëngjes. Policia arriti të kontaktojë familjarët e saj përmes telefonit. Gruaja e paidentifikuar kishte marrë me qera një dhomë 4 ditë më parë.
“Ne nuk mund të zbulojmë emrin e gruas duke qenë se ajo ishte 25 vjeç dhe e pamartuar. Ajo kishte marrë me qera dhomën vetëm 4 ditë më parë.”, njoftonte policia në deklaratë.
(BalkanWeb)