Autori i dyshuar i vrasjes së Valbon Beqirit në Durrës, Teilor Tivari ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë.

Tivari është shprehur se 51-vjeçari Beqiri ka tentuar ta përdhunojë. “51-vjeçari tentoi të më përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova”, ka thënë ai.

Dëshmia e autorit:

Tejlor Tivari, autori i ngjarjes.

“Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova. U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb