Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari E.H., ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 37-vjeçare, pa dëshirën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe, Kavajë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 37 vjeçe, pa dëshirën e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb