VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 58-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Fotaq Gori, banues në Vlorë, më 18 tetor të vitit të kaluar ka tentuar të përdhunojë një 70-vjeçare.

Mësohet se Gori është futur në mesnatë në banesën e shtetases (L.S.) në fshatin Zvërnec dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Më datë 29.12.2015, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: