Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi që të fuste sende të ndaluara në burg.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Julian Hazizaj, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka  caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: