Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë, shtrim i detyrueshëm i përkohëshëm në një spital psikiatrik për 20 vjecarin i cili akuzohet për rrëmbim ose mbajtja peng e personit parashikuar nga neni 109 paragrafi dytë.

20 vjecari Paolo Vellku  tentoi të rrëmbeje një vajzë 4-vjecare në lagjen nr 17.

Ngjarja ndodhi ne dt 22 maj rreth orës 21:30 ,pranë shtëpisë së vajzës e cila ishte e shoqëruar nga nëna e saj,ne oborrin e pallatit.

E gjithë ngjarja ndodhi në prani të banorëve të cilët e kanë shpëtuar në kohë 4 vjecaren.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb