Zbardhet dëshmia e Paolo Vellkut sot në sallën e gjyqit, i cili tentoi të rrëmbeje një vajzë 4-vjecare në Korçë. 20-vjeçari ka rrëfyer para togave të zeza se nuk mbante mënd asgjë lidhur me ngjarjen. “Nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur”, tha ai.

Ndërkohë burime për gazetaren Lorena Kodra bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se gjykata caktoi masën e sigurisë mjekimin e detyrueshëm në burgun e Zaharisë për të riun.

Po ashtu mësohet se është kërkuar të kryhen analiza pasi mendohet se natën e ngjarjes 20-vjeçari mendohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Vellku është një emër njohur për policinë e Korçës pasi kohë më parë ka qenë i dënuar për dhunë në familje, ndërkohë që njihet si person i kartelizuar me probleme të shëndetit mendor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: