Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Taulant Mekollarin, të riun që u përfshi në një sherr para dy ditësh në zonën e Astirit në kryeqytet.

39-vjeçari u përfshi në një sherr që nisi fillimisht me grushte me Glomir Malaj, e më pas, tentoi të shtypte me makinë atë dhe gruan e tij shtatzëne. Në videon e publikuar nga “BalkanWeb” disa ditë më parë shihet momenti kur Taulant Mekollari, i cili rezulton me precedentë penalë në fushën e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike, i jep gaz makinës dhe i afrohet makinës së çiftit për ta përplasur, ndërsa dëgjohen ulërimat e të afërmes së tij, që i del para makinës për ta parandaluar, por fatmirësisht tërhiqet nga një burrë dhe shpëtohet.

Menjëherë, aty afrohen njerëz të tjerë, të cilët e nxjerrin nga makina. Ndërkohë, me precedentë penalë rezulton edhe shoferi tjetër Glomir Malaj, për plagosje të lehtë me dashje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: