Autoritetet e portit të Vlorës kanë arrestuar ditën e sotme drejtuesin e një kamioni pasi në dyshemenë e rimorkios së tij u gjetën dhjetëra steka me cigare të cilat po trafikoheshin kontrabandë.

44-vjeçari me iniciale B. R, i i cili ishte drejtues i mjetit u arrestua ndërsa gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit u gjetën rreth 380 paketa me cigare të markave të ndryshme pa pullë fiskale që më pas u sekuestruan.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Port Vlorë/Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Kishte fshehur nën dyshemenë e rimorkios së kamionit, dhjetëra steka me cigare, me qëllim kontrabandimin e tyre, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion me drejtues shtetasin B. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, nën dyshemenë e rimorkios, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura rreth 380 paketa me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: