LUSHNJË

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon vjedhjen e një automjeti në Lushnjë, teksa policia ka arrestuar një 28-vjeçar me precedentë penalë.

Gjatë mesnatës, pas telefonatës së ardhur në Sallën Operative se në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, po vidhej një automjet, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë Lushnjë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit që po tentonte të vidhte automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. Rr.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 28 vjeç, banues në Durrës, (i dënuar më parë për vjedhje).

Ky shtetas është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale do i Kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: