DURRËS

Një punonjës 36-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi tentoi të vjedhë naftë në pikën e karburantit ku punon.

R.B, ishte i punësuar në karburantin në fjalë por u kap në flagrancë teksa tentoi të marrë naftë.

 

Po ashtu është arrestuar shoferi i automjetit që përplasi ditën e djeshme për vdekje 60-vjeçarin në Maminas.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Arrestohem në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin:

R.B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një sasi nafte në pikën e karburantit ku ai ishte i punësuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 18.10.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb