Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja, për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur më datë 11.09.2020 e pasi tashmë ai është prangosur. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Kevin Cungu.

Njoftimi i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim me rrezikshmëri të lartë kriminale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. C., 19 vjeç, banues në Tiranë.

19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, më datë 11.09.2020, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta,  ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb