DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi ka qëlluar disa herë me thikë në trup bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Lutfi Beli, banues në Kavajë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes bashkëshortëve, në banesën e tyre në lagjen Nr.4 në Durrës për motive banale. Ndërkohë gruaja e plagosur, me inicialet D.B., 35 vjeçe ndodhet në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Po kështu në Mat, një burrë është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij. Policia pohon se Xhelal Pupla, banues në komunën Masukull u vu në pranga pasi ka goditur me mjete të forta bashkëshorten e tij Flodiana Cuka, e cila ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas është larguar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: