TIRANE- Një 41-vjeçar ka rënë në pranga, pasi kërkohej nga policia pasi kishte tentuar të vriste një shtetas dy vite më parë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 16 tetor të vitit 2016. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edmond Mamushi, banues në Përmet. Ai akuzohet se kishte tenuar të vriste për hakmarrje shtetasin me inicialet J.H.

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e komisariatit nr 4 kanë kapur shtetasin:
E.M 41 vjeç, banues në Përmet.
Pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për llogari të D.V.P. Gjirokastër.
Më datë 16.10.2016 në Përmet për motive hakmarrje ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin J.H
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb