Policia në Las Vegas të SHBA-ve ka vrarë me armë zjarri një ish-ushtarak të sëmurë mendorë, i cili tentoi t’i godiste efektivët me shpatë. Justin Charland, 40 vjeç, kishte shqetësuar fqinjët duke folur me vete dhe duke bërtitur gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye ata kërkuan ndihmën e policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por në momentin që policia erdhi, Justin, nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për të biseduar dhe ka tentuar t’i godasë me shpatë. Në këtë moment ka reaguar oficeri Vincen Segura duke e qëlluar me armë ish-ushtarakun. Edhe pse ai u dërgua menjëherë për në spital, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, shkruan Daily Mail. Nga krahu tjetër motra e 40 vjeçarit tha se ai ishte një veteran i ushtrisë dhe vuante nga problemet mendore. Po ashtu shtoi se kohët e fundit policia kishte vizituar plot tre herë shtëpinë e vëllai të saj.

“Justin u la në shtëpinë e tij në gjendje të rënduar mendore, kjo bëri që situata të përshkallëzohej dhe të reagonte ndaj policisë në atë mënyrë”, u shpreh motra e viktimës Jackie Charland.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb