TIRANE- Vodhi një biçikletë por në tentativën për t’iu larguar policisë ka mbetur i plagosur. Kjo ngjarje ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, teksa një person i cili kishte vjedhur një biçikletë tek “Komuna e Parisit”, po tentonte të largohej nga uniformat blu.

Por tentativa e 26-vjeçarit Landi Dorzi ka dështuar, pasi gjatë përpjekjes për t’iu larguar policisë është përplasur me një mjet tjetër, e si pasojë ka mbetur i plagosur.

26-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe është shoqëruar në polici, pasi akuzohet për vjedhjen e biçikletës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: